11 policë të lënduar. Po mjekohen dhe po ekzaminohen
Nga protesta e opozitës mbetën të lënduar edhe efektivë policie. Mësohet se efektivët morën ndihmën e parë dhe po ekzaminohen. Mes të lënduarve është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët kanë marrë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës.
Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, që vizitoi kryeredaktorin e ”RD”, por nuk u ndal për te policët që u lënduan pikërisht nga shtyrja e protestuesve të opozitës. Policët e lënduar dhe kryeredaktorin e ”RD” i ka vizituar Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
KOHA JONË SONDAZH

