11 shtatori, Meta dhe Basha shprehin solidaritet me SHBA­-të

Shtetet e Bashkuara përkujtojnë sot sulmin terrorist të 11 shtatorit, të 14 viteve më parë mbi kullat binjake. 

Në këtë kuadër, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, kanë shprehur solidariotet me qeverinë e SHBA­së, popullin amerikan dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist. “Populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA­të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane dhe lider i vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA­së, NATO­-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen dhe sigurinë në botë”, shkruan kreu i Kuvendit Meta në mesazhin e tij.

 

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se jemi në krah të popullit amerikan në ditët e përkujtimit të 11 shtatorit dhe nderojmë e kujtojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste. 

 

SHKARKO APP