11 viktima dhe rritje e rasteve të reja. Ministria: 343 të shtruar

Vijojnë shifrat në rritje nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri. Betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 11 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1380.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet Covid. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftmin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3144 testime, nga të cilat 876 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

“290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i  drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Statistika

Raste të reja ditore 876

Të shëruar në 24 orë 497

Të shtruar në spitale 343

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3144

Testime totale 358,493

Raste pozitive 78,127

Raste të shëruara 47,424

Raste Aktive 29,323

Humbje jete 1380

Rastet aktive

Tiranë 16807

Fier 2326

Durrës 1623

Shkodër 1447

Elbasan 1383

Vlorë 1347

Lezhë 1046

Korçë 936

Berat 891

Gjirokastër 605

Dibër 433

Kukës 479

SHKARKO APP