11 viktima, më shumë të shëruar sesa raste të reja nga Covid-19
Numri i viktimave është pothuajse çdo ditë i njëjtë, por në 24 orët e fundit janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë 11 pacientë që nuk e fituan betejën me virusin vdekjeprurës. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid-19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, po në 24 orët e fundit mësohet se janë kryer 1508 testime dhe kanë dalë pozitivë 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki ”134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë”.
Lajmi i mirë për 24 orët e fundit, është se kemi më shunmë të shëruar sesa raste të reja. Ministria bën me dije se janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë. Kurse numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19-Statistika (28 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 318
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 296
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1508
Testime totale 255,197
Raste pozitive 56,572
Raste të shëruara 32,122
Raste aktive 23,286
Humbje jete 1164
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13301
Fier 1573
Shkodër 1316
Durrës 1237
Vlorë 1006
Korçë 949
Elbasan 866
Berat 861
Lezhë 837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër 382