11 viktima në 24 orë nga Covid-19 dhe rekord infektimesh në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 597 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 55-vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66-vjeçar, një 70-vjeçar, dhe një 71-vjeçare nga Tirana, një 56-vjeçare nga Dibra, një 65-vjeçar nga Lushnja, një 64-vjeçar, një 77-vjeçare, një 82-vjeçar nga Elbasani”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër”,-thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë. Në 3 spitalet Covid, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. ”Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për Covid-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”,-mbyllet njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19-Statistika (15 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 597
Të shëruar në 24 orë 122
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,501
Testime totale 155,650
Raste pozitive 27,830
Raste të shëruara 12,889
Raste aktive 14,318
Humbje jete 623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6891
Durrës 1218
Fier 1076
Korçë 892
Shkodër 852
Elbasan 771
Vlorë 641
Lezhë 638
Berat 438
Gjirokastër 416
Kukës 339
Dibër 146

SHKARKO APP