119 kg kokainë në banane, Apeli i Tiranës rikthen në burg Marson Muratajn

Për 119 kg kokainë që u gjetën në kontejnerin me banane, ka bërë që Apeli i Tiranës të rikthejë në burg Marson Muratajn. Ai ka qenë menaxher shitjesh në kompaninë “Ziku”, ku u zbulua dhe një sasi kokaine që vinte nga Ekuadori.

Në janar të këtij viti brenda dërgesave të kompanisë “Bana King”, u gjet një sasi prej 119 kg kokaine. Shoferi që shkoi për të marrë dërgesën e kontenierit me banane deklaroi se iu bë pritë në rrugën e vjetër nga 4 persona të armatosur, teksa po shkonte drejt magazinës për të shkarkuar.

Sipas tij ata kryen një kontroll për rreth 30 minuta ndërsa e kërcënuan dhe për këtë arsye nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn. Për ngjarjen në fjalë, pronari i kompanisë Trifon Murataj vuri në dijeni Gledis Nanon. Droga u mor më pas nga policia në Vaqarr.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?