12 krime në familje në 7 muaj, sociologu: Pasojë e një turbulence sociale
Në 7 muaj në Shqipëri janë regjistruar 12 krime brenda familjes. Çdo ditë në komisariatet e vendit ka denoncime për dhunë në familje, po ashtu në Gjykata ka rritje të numrit të çifteve të bashkëshortëve që duan të ndahen.
Për sociologët faktorët që ndikojnë në shtimin e rasteve janë papunësia ekonomia e dobët dhe se zonat më të prekura janë ato periferike. Sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa, krimet në familje meritojnë vëmendje më të madhe.
“Mbas krimit të organizuar, vjen krimi në familje i cili çdo ditë po bëhet një problem shqetësues i shoqërisë. Fakti që për 7 muaj kemi 12 krime në familje tregon që baza është në shoqëri, brenda shoqërisë dhe rastet e ekzekutimeve që ndodhin janë pasojat që ne shikojmë. Pra kjo vjen si pasojë e një turbulence sociale, vjen si pasojë e një përkeqësimi të ekonomisë, si rrjedhojë e gjendjes së rënduar psikologjike”.