12 mijë pedagogë pa paga, Albana Vokshi: Qeveria në shërbim të oligarkëve, pagesat e tyre nuk vonojnë asnjë ditë

Partia Demokratike deklaron se 12 mijë pedagogë jane pa paga.  Denoncimi vjen nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi e cila thekson se Qeveria në shërbim të oligarkëve, pasi pagesat e tyre nuk vonojnë asnjë ditë.

“Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit.  Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë”, shprehet Albana Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?