12 mld lekë sigurime të papaguara, KLSH: Tatimet nuk kanë dërguar në ISSH 1.4 milionë listëpagesa

Rreth 12 miliardë lekë është borxhi i krijuar nga debitorët për kontribute të papaguara të punonjësve. Shifra është evidentuar në raportin e auditit të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili nënvizon se  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka dërguar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore 1,4 milionë listë-pagesa.

Ndërkaq, KLSH duke marrë në analizë sektorin e sigurimeve shoqërore për periudhën 2015-2018, evidenton gjithashtu se mungon një shërbim cilësor në drejtim të  qytetarëve, duke mos iu vënë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm dhe duke reflektuar vonesa dhe tejkalim afatesh në lidhjen e pensioneve. Sipas KLSH, procedura e lidhjes së pensionit është burokratike dhe me afate të tejzgjatura dhe të pajustifikuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në konkluzionin se reforma e vitit 2014, e ndërmarrë në fushën e sigurimeve shoqërore nuk ka qenë efektive.

“Kjo reformë paraqitet e vakët, pasi nuk pasqyron ndryshime thelbësore të ligjit ekzistues dhe nuk ka reflektuar zgjidhje për problematikat e konstatuara përpara hartimit të saj. ISSH nuk ka një strategji institucionale dhe plane veprimi, si dhe nuk disponon një rregullore të brendshme në përputhje me strukturën organizative”, thuhet në raport. 

Swiss Digital Desktop Reklama

/SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?