12 në burg, reagon Berisha: Alma Ahmeti, përfaqësuese e kryetrafikantit Edvin Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër kundër vendimit të gjyqtares Alma Ahmetaj, që ka lënë në burg 12 kuksianë, pas protestës kundër taksës së Edi Ramës në Rrugën e Kombit.

‘Vendim politik hakmarrës dhe antikushtetues!

Farsa gjyqësore politike më e turpshme, që nga kohërat më të zeza në diktature.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i turpshëm i bazuar kryekëput në falsifikime kriminale të dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnjë provë e asnjë fakt dhënë me urdhër të kryegjykatësit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe që e lexoi në sallën e gjyqit përfaqësuesja e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm, është një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë shqiptaret!

Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?