12 orë përballë RENEA-s, zbulohet e shkuara e Josif Kavajës që terrorizoi banorët
45-vjeçari nga Elbasani, Josif Kavaja, i cili terrorizoi për 12 orë me rradhë qytetin, rezulton se është person me precedent të mëparshëm penale. Mësohet se në të shkuarën është përballur me ligjin për krimet e kryera dhe ishte depërtuar pak kohë më parë nga Anglia.
Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00, në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Policia shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to.
Sapo Policia mbërriti në banesën e tij, 45-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij. Më pas doli nga banesa dhe u arrastis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën. Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm.