12 paketat falas, kanë përfituar mbi 8 mijë qytetarë

Më shumë se 8 mijë qytetarë kanë përfituar procedurat dhe ndërhyrjet falas për shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, transplantit të veshkave, dializës.

Sipas shifrave të bëra publike nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, 5923 pacientë kanë përfituar falas koronografinë dhe pacemakerin definitiv, 904 pacientë kanë përfituar ndërhyrjet kardiokirurgjikale, 20 pacientë kanë përfituar transplantin renal si dhe 1250 pacientë të dializës.

Qeveria Shqiptare ka mundësuar 12 paketa shëndetësore pa pagesë në spitalet publike dhe jo publike. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka garantuar gjithashtu se, do të zgjerohet financimi publik për shërbimet shëndetësore, duke lehtësuar pagesat nga xhepi për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?