12 të prekur nga i njëjti fis, banori: S’kam frikë Ramën jo më virusin
259 të prekur dhe 15 viktima, e bën Shqipërinë vatër të rrezikshme të pandemisë së Covid-19. Në Spitallë të Durrësit, janë të prekur 12 persona nga i njëjti fis. Në këtë zonë ka qenë një burrë 71 vjeç i infektuari i parë që u raportua ditën e hënë dhe të martën dolën pozitiv djali, bashkëshortja dhe disa të afërmve të tij. Në zonë ka pllakosur heshtja. “Sëmundja të tremb, pas atyre rasteve nuk kemi dalë”, është shprehur një banor. Kurse një tjetër banor thekson se pas çdo dalje dhe pas prekjes së objekteve lajnë duart. “Unë s’kam frikë nga Edi Rama jo më të kem frikë nga koronavirusi, më mirë të vdesim nga ajo. Gruan e kam të sëmurë mezi i kam marrë gjilpërat”.