12 të shëruar sot, ja sa janë të prekurit aktivë. Cilat janë 3 qytetet ku janë shëruar të gjithë të infektuarit me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve.
Sipas ministrise se Shendetesise, shkon ne 422 numri i te sheruarve ne total ne vend, ose 57.3 % e totalit të të prekurve.infektivi, paciente, te sheruar
Zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, teksa dhe detajet me te fundit nga situata e koronavirusit ne vend, beri me diej se aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19.
Sipas saj, përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Nderkohe qe jane tre qytete ne vend ne te cilat te gjithe personat e infektuar jane sheruar, duke e mundur keshtu koronavirusin. Ato jane Lezha, Tropoja dhe Rrogozhina.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
| Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
| Tiranë | 302 | 187 |
| Shkodër | 105 | 61 |
| Krujë | 92 | 8 |
| Durrës | 42 | 37 |
| Fier | 37 | 27 |
| Kurbin | 31 | |
| Korçë | 19 | 18 |
| Elbasan | 18 | 15 |
| Kukës | 18 | 10 |
| Lezhë | 14 | 14 |
| Has | 14 | 12 |
| Kavajë | 9 | 8 |
| Lushnje | 7 | 4 |
| Vlorë | 5 | 4 |
| Pukë | 5 | 4 |
| Mirditë | 5 | 3 |
| Rrogozhinë | 4 | 4 |
| Tropojë | 4 | 4 |
| Berat | 3 | 2 |
| Mallakastër | 1 | |
| Mat | 1 |
KOHA JONË SONDAZH

