12 viktima dhe 953 raste të reja me Covid-19 në 24 orë
Siç edhe kryeministri Edi Rama e pranoi, shifrat e Covid-19 në Shqipëri vijojnë që të jenë shqetësuese. Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk e kanë fituar 12 pacientë. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Pas ditëve me mbi 1 mijë raste, në 24 orët është ulur fare pak numri. Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë. ”372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e Covid-19.
COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 953
Të shëruar në 24 orë 684
Të shtruar në spitale 449
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3485
Testime totale 389,680
Raste pozitive 86,289
Raste të shëruara 52,128
Raste aktive 32,689
Humbje jete 1472
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18905
Fier 2779
Durrës 1784
Elbasan 1563
Shkodër 1512
Vlorë 1542
Lezhë 1118
Korçë 1021
Berat 895
Gjirokastër 707
Kukës 474
Dibër 389