12 viktima, ulen rastet e reja nga Covid-19 pas shifrave rekord
Pandemia e Covid-19 vijon që të marrë jetë në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 12 pacientë dhe shkon në 1.567 numri i viktimave nga Covid-19. ”6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Pas javëve me shifra rekord të rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë shënuar 775 nga 2698 testime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki ”298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e Covid-19.
Covid-19-Statistika (15 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 775
Të shëruar në 24 orë 972
Të shtruar në spitale 547
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2698
Testime totale 416,976
Raste pozitive 93,850
Raste të shëruara 57,736
Raste aktive 34,547
Humbje jete 1,567
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20505
Fier 2952
Vlorë 1801
Durrës 1718
Elbasan 1307
Shkodër 1500
Lezhë 1127
Korçë 1018
Berat 1018
Gjirokastër 855
Kukës 429
Dibër 317