12-vjeçari drejtonte motorin, përplaset me një mjet tjetër. Në gjendje të rëndë në spital
Dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin këtë mëngjes në Konispol, ku për pasojë është plagosur rëndë një prej drejtuesve, vetëm 12 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 në fshatin Xarë. Në aksident janë përfshirë 27-vjeçari me iniciale A.B. dhe 12-vjeçari me iniciale A.B. I mituri, që nuk dihet si e ka marrë motorin dhe ka lëvizur në fshat me të, ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 27-vjeçari ka marrë plagë të lehta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton policia.