12-vjeçari u fut në lum për të kapur topin, por rrjedha e mori me vete
Një fëmijë 12-vjeç është mbytur në lumin Fan në Mirditë. I mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Por topi ka rënë në ujë dhe shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë sa e tërhoqi me vete.
Që prej momentit që është vënë re mungesën, prindërit kanë lajmëruar policinë. Kërkimet për gjetjen e 12-vjeçarit të mbytur pasditen e sotme në lumin Fan të Mirditës do të nisin në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë, kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës. Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, për gjetjen e të miturit.