12 vjet burg shoferit, shkak aksidentoi 5 të rinj për vdekje në Shkodër

Gjykata e Shkodrës dënoi me 12 vite heqje lirie shtetasin Prend Ndreca, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 5 personave.

Aksidenti fatal ndodhi më 22 tetor të 2013, ku kamioni që drejtonte Ndreca është përplasur me një automjet tip BMV, me të cilin udhëtonin pesë të rinj. Ata mbetën viktima të këtij aksidenti tragjik.

Prokuroria, në konkluzionet përfundimtare, kishte kërkuar 18 vite burg për Ndrecën.

Sipas prokurorisë, 22 tetorin e dy viteve më parë, rreth orës 01.10 në vendin e quajtur Kryebushat, në rrugën kombëtare Shkodër-Lezhë, kamioni me targa PU 1463 A, drejtuar nga Prend Ndreca është përplasur me automjetin BMW, me targa SH 1818 E, i drejtuar nga Osman Meraja. Si pasojë, mbetën të vdekur Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW.

SHKARKO APP