12 vjetori i Kosovës, Islami: Më demokratike se Shqipëria, një opozitë erdhi në pushtet

Për Kastriot Islamin, Shqipëria ka faje në raport me Kosovën. Sipas tij, Kosova është një vend më demokratik se Shqipëria, pasi erdhi opozita në pushtet shumë butë dhe kishte koalicion. ”Sot jemi në një problem të tillë dhe shumë faj ka edhe Shqipëria si shteti amë. Shqipëria gjatë këtyre 35 vjetësh ka treguar një mungesë shfrytëzimi të kësaj kohe. Jemi futur në disa familje demokratike, ne nuk kemi ndërtuar një vend demokratik. Kosova është më demokratike se ne pasi një opozitë erdhi në pushtet dhe bëri një aleancë koalicioni dhe Kosova i kaloi shumë butë. Në Shqipëri po bëhet një zhurmë shumë e madhe. Demokracia po tregon se ka një funksionim relativ të demokracisë. Shqipëria nuk ka mbajtur qëndrimet e duhur në raport me Kosovën. Shqipëria ka arritur këtu dhe ka shprehur aspiratën demokratike. Këtë aspiratë e ka shprehur edhe Serbia”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP