120 mijë të infektuar, 4300 të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën
Të dhënat e minutës së fundit që raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë evidentojnë se janë 119 389 njerë të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019 kur epidemia nisi me rastet e para në Wuhan të Kinës.
Raportohet se deri në këto momente kanë humbur jetën 4300 njerëz. Deklarohen të shëruar 66 584 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Nën mbikëqyrje mjekësore janë 48 505 njerëz. Prej tyre 5 747 vetë ose 12 për qind janë në gjendje kritike. Kurse në gjendje më pak të rrezikshme janë 42 758 vetë.
Numrin më të madh e shënoi Kina me 80 785 të prekur ndër të cilët 3 158 vdiqën, 22 vetëm 24 orët e fundit. Sakaq në Kinë janë ulut shumë rastet e të prekurve, 24 orët e fundit raportohen 31 raste të reja.
Pas Kinës renditet Italia me 10149 raste dhe 641 të vdekur. Në total koronavirusi tashmë është i përhapur në 120 shtete të botës.
Ndër fqinjët tanë dhe të tjera përreth, Greqia numëron sot 89 raste, nuk ka të vdekur.
Në Maqedoni ka 7 raste kurse në Turqi u shënua rasti i parë. Mali i Zi nuk raportohen raste prekjeje nga koronavirusi.