129 shqiptarë mbërrijnë në Rinas nga Franca
Këtë herë nga Franca në Rinas mbërritën shtetas që nuk kanë lidhje me azilin por që u prekën nga masat e marra nga pandemia e Covid-19. Pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i ”Air Albania” me 129 shqiptarë nga Franca. Riatdhesimet në vendin tonë, vijojnë që prej ditës së shtunë ku fillimisht nisën me Stambollin e Romën e më pas me Milanon, Barin e Frankfurtin.
Të gjithë të riatdhesuarit dërgohen me autobusë në hotelet karantinë në Durrës për 14 ditë, ku ruhen nga forcat e armatosura që të mos dalin nga dhomat e tyre.
Në qëndrimin në karantinë fjetjen dhe qëndrimin e mbulon qeveria shqiptare, ndërsa të riatdhesuarit do të paguajnë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin. Shqiptarët e ardhur nga Gjermania thanë se kanë paguar 165 euro biletën, teksa nga Italia dhe Turqia ishte 100 euro.
Riatdhesimet në Rinas:
-Nga Italia 500 shtetas
-Nga Turqia 49 shtetas
-Nga Frankfurti 131 shtetas