13 detyrimet tatimore, DPT: Paguani online në çdo kohë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë sipërmarrësit  dhe individët se kanë mundësi të realizojnë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore.

DPT tha se përmes platformës e-Albania, mund të bëhet e mundur pagesa e detyrimeve tatimore në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Sipas njoftimit, tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre.

Gjithashtu Administrata Tatimore rikujtoi mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
-Tatim i Lojërave të Fatit
-Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
-Tatim i Mbajtur në Burim
-Tatim mbi Vlerën e Shtuar
-Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
-Tatim Fitimi
-Tatim mbi të Ardhurat Personale
-Taksat Kombëtare
-Tarifat Kombëtare
-Renta minerare
-Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
-Detyrime globale/Penalitetet

Swiss Digital Mobile Reklama

DPT tha se ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, dhe kështu ka përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit ndaj tatimpaguesve.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?