13 gjyqtarë kanë mbetur! Gjykata e Apelit ”shkrihet” nga Vetting-u

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që të mos ketë Kolegj Civil dhe Penal, duke u ndarë edhe çështjet tek gjyqtarët. Apeli i Tiranës ishte i ndarë në dy sektorë por për shkak të fluksit të madh të dosjeve të cilat presin që të shqyrtohen dhe numrit në ulje të gjyqtarëve për shkak të procesit të Vetttingut, është vendosur shkrirja e këtyre dy sektorëve. Deri më tani bëhet me dije se fluksi i dosjeve në Apel ka shkuar në afro 13 mijë dosje dhe nga shkrirja e bërë një gjyqtar që më parë ka shqyrtuar vetëm çështje civile, tashmë do të shqyrtojë dhe ato penale.

SHKARKO APP