13 kroçera dhe 347 jahte në kalatat e portit të Durrësit
13 kroçera dhe veliera me 2,279 turistë kanë vizituar portin e Durrësit që nga fillimi i këtij viti, ndërsa numri i jahteve të madhësive të ndryshme në të njëjtën periudhë arrin shifrën 347. Nga muaji shtator deri në nëntor në kalatat e portit më të madh të vendit do të ankorohen edhe kroçerat “Nautica”, “La Belle de L’Adriatique”, “Sirena”, “Amera” dhe “Silver Shadow”.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se vetëm gjatë tre muajve të verës qershor-gusht, në kalatën 4 të portit, që u dedikua për akostimin e anijeve turistike, kanë gjetur shërbimet portuale 297 jahte gjithsej.
Sipas Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual, kroçera dhe veliera e fundit u akostuan në port javën e kaluar ishin “Monet” dhe “Sea Cloud”. Kjo e fundit, për të katërtën herë brenda vitit 2019. Megjithëse është port shërbimesh me destinacion kryesor përpunimin e anijeve, Autoriteti Portual Durrës ka krijuar kushte për qëndrimin disaditor të mjeteve lundruese turistike në qytetin antik.
KOHA JONË SONDAZH

