13 qytetarë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 nga 255 testime të kryera.

Gjatë këtij harku kohor, nuk janë regjistruar viktima. Rastet e reja janë shënuar 10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos.

Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statistika ( 15 Prill 2023)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 255

Testime totale 2,052,720
Raste pozitive 334,070
Raste të shëruara 330,294
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148
Vlorë 12
Fier 5
Elbasan. 4
Shkodër. 2
Korçë. 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?