1,3 ton kokainë, SPAK: Ngarkesa kaloi tranzit

Pas kapjes së 1,3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi se ka qenë në dijeni të kalimit të kamionit në territorin shqiptar. SPAK ka bërë me dije se ata kanë mbikqyrur tranzitin e drogës me kërkesë të të huajve. ”Ngarkesa kaloi tranzit në Shqipëri, nuk ka lidhje me vendin tonë. Kalimi i kontrolluar i ngarkesës me kokainë ishte pjesë e hetimit për të zbardhur rrjetin e trafikut”, thanë prokurorët të cilët pranuan se prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për hetimin dhe dokumentimin e këtij trafiku.

Sipas tyre, kamioni me kokainë ka hyrë në Shkodër nga Mali i Zi dhe ka dalë në Pogradec drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa destinacioni i drogës ka qenë në Maqedoni dhe se nuk ka shqiptarë të përfshirë. Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mjetet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve. Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

3 të arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton kokainë. Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqiptare që kanë marrë pjesë në aksion. Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Swiss Digital Mobile Reklama

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek. Kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?