13 viktima dhe 782 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë janë konfirmuar 782 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 13 qytetarë. Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 572 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,

31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,

23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,

18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,

10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,

7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,

5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,

1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         782

Të shëruar ne 24 orë                      572

Të shtruar në spitale                       480

Humbje jete në 24 orë                  13

Testime ditore                                2.256

Testime totale                    197.062

Raste pozitive                      40.501

Raste të shëruara                20.484

Raste Aktive                           19.165

Humbje jete                           852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10282

Durrës  1320

Elbasan  794

Fier  1455

Korçë  982

Vlorë  953

Shkodër  844

Lezhë  742

Berat  649

Kukës  397

Dibër  213

Gjirokastër  534

SHKARKO APP