13 vjeç por e fejuar që në djep, kjo është historia tragjike e Margaritës nga Librazhdi
Ajo është vetëm 13-vjeç por rrjedha e jetës së saj është vendosur që në djep nga babai i saj. Ajo quhet Margarita dhe është e fejuar prej 13 vitesh me nje djale rreth 25 vjeç i cili po pret që ajo të rritet dhe pak e më pas të martohet zyrtarisht.
Ky realitet i dhimbshëm është akoma prezent në familjet shqiptare, realitet i cili ka tronditur edhe mediat italiane të cilët e kanë bërë pjesë të emisionit “Le Iene”.
Ata kanë dërguar gazetarin e tyre në fshatin Polis Sheh, i cili ka komunikuar me familjarët e vajzës minorene.
Në një banesë modeste, familja ka treguar se si u lidh martesa në djep, te cilen e pranon edhe vete vajza e vogel.
Fejesa është realizuar nga prindërit e të dyja palëve, por problemi qëndron në faktin që vajza është ende në moshë të vogël dhe një veprim i tillë nuk i lejohet ligjërisht.
Familja në fjalë jeton në kushte ekstreme varfërie.
Babai pyetet se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë “Vajza ime e do djalin. Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë. Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”.
Ai tregon ndër të tjera se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë.
Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë “.
Xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk e ka dëgjuar.
http://www.dailymotion.com/video/x5hid70_video-le-iene-martesa-e-nje-femije-shqiptare_news
KOHA JONË SONDAZH

