13-vjeçarja bëhet nënë, Prokuroria nis hetimet
Ishte i bujshëm lajmi i djeshëm që një 13-vjeçare është bërë nënë. E mitura me shtetësi shqiptare por banuese në Gjakovë, ditën e hënë solli në jetë një vajzë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Por përtej çudisë dhe rastit të rrallë që një e mitur sjell në jetë një fëmijë, çështja është dërguar në Prokurorinë e Kosovës.
Kjo pasi 13-vjeçarja në momentin që ka shkuar për të lindur ka deklaruar se është e martuar, madje ka thënë se edhe babai i foshnjës është i mitur.
KOHA JONË SONDAZH

