13-vjeçarja shqiptare ab*zohet nga gjyshi i shoqes së saj
Në qytezën e vogël të Ilioni në Greqi, është regjistruar një denoncim i një vajze 13-vjeçare, e cila pretendon se pasditen e djeshme ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga gjyshi i shoqes së saj. Gjithçka mësohet se ka ndodhur në shtëpinë e shoqes së saj 13-vjeçare pak pas orës 16:00 të martën e kaluar.
Vajza me origjinë nga Shqipëria kishte shkuar në shtëpi për të luajtur kur gjyshi 85-vjeçar i shoqes së saj përfitoi nga mungesa e shkurtër e mbesës dhe iu afrua 13-vjeçares.
Vajza u ka treguar prindërve makthin që ka ndodhur në duart e të moshuarit, i cili nga ana e tij ka denoncuar ngjarjen në policinë e qytetit.