130 mln euro në vit! Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Itali

 

Një rrjet gjigand kokaine i drejtuar nga shqiptarët është shkatërruar në Breshia të Italisë.

Grupi qarkullonte më shumë se 20 kilogramë kokainë çdo javë me një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Të pasur, madje milionerë. Një ton në vit ishte sasia që hidhnin në treg.

E përkthyer në vlera monetare më shumë se 130 milionë euro të ardhura.

Ndjeheshin të pamposhtur, kishin para, drogë, armë, makina të blinduara.

“Mos kini frikë nga policët, injorojini. Janë shumë injorantë, nuk kanë për të na kapur kurrë.”, thuhej në bisedat e përgjuara.

Dyshimet nisën vitin e shkuar kur një grua bleu 30 kg laksativ që përdoret për fëmijët por edhe për prerjen e kokainës.

Në pranga janë vënë gjithsej 13 shqiptarë.

Grupi kryesohej nga dy kushërinjtë Altin dhe Fatos Beqja.

Operacioni i koduar “Refresh” vuri në pranga fillimsht 11 persona të bandës pasi dy kushërinjtë tentuan të arratiseshin nga Italia duke u fshehur te të afërmit e tyre por arrestimi ishte thjesht çështje kohe, tashmë të 13-të janë në pritje të gjykimit.

SHKARKO APP