1316 qytetarë të gjobitur në 48 orë për thyerje të masave anti-covid

316 qytetarë janë gjobitur për thyerje të masave anticovid gjatë 48 orëve. Gjobë 3.000 lekë kanë marrë 1118 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse dhe 194 që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Njoftimi i plotë

Ndëshkohen me masë administrative 1316 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1118 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

SHKARKO APP