14 gjyqtarë dhe 2 prokurorë kallëzohen nga ILDKPKI

ILKPD nuk ndalon. Heton çdo zyrtarë që nuk justifikon të ardhurat e pasuritë. 14 gjyqtare dhe dy prokurore do te pergjigjen ne prokurori per pasurine e dyshimte pas denoncimit te Inspektoriatit te Lartë te Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesit.
Te gjitha jane kallezuar per akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
Vlerat per te cilat behet fjale nisin nga 200 mije euro deri ne 3 milion euro.
Nuk ka qene e lehte te kapen shkeljet. Gjyqtarët dhe dy prokuroret kishin dorëzuar deklarata e kontrata të shumta, me të cilat tentonin të justifikojnë si dhurata, kontrata shit-blerjesh, e qirash, biznese të ndërtimit apo edhe në formë borxhesh. Në të gjitha rastet, inspektoret konstatuan se këto kontrata e deklarata janë fiktive dhe të falsifikuara. Per kete arsye, pervec akuzës së fshehjes së pasurisë ata janë kallëzuar edhe për falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave. Për këto tre akuza, mësohet se janë kallëzuar penalisht edhe dy prokurore, të cilët janë proceduar edhe për akuzën e korrupsionit. Përveç kallëzimeve, zyra pranë kryeinspektorit njoftoi se janë gjobitur me nga 400 deri 450 mijë lekë gjobë 2 gjyqtar të tjerë për shkelje administrative. Këto kallëzime dhe gjoba, mësohet se janë proceduar pas kontrollit të kryer gjatë vitit 2014-2015.
Pritet që të publikohen të dhëna të reja, mbi raportin e kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës dhe atyre të rretheve. Ndërkaq, prej dy muajsh po intervistohen një nga një të gjithë prokurorët e kryeqytetit dhe drejtuesit e tyre për deklaratat e pasurisë. Përveç shkresave dhe dokumentacionit shoqërues për këtë pasuri, mësohet se inspektorët e ILDKPKI po kontrollojnë edhe sistemin TIMS për lëvizjet e tyre jashtë Shqipërisë dhe mbulimin financiar të këtyre udhëtimeve. Të pyetur për këtë fakt, zyrtarët të ILDKPKI-së i thanë ABC News se janë në fazën përfundimtare të konotrollit mbi 800 subjekte, që nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Lartë, Apelit, Shkallës së parë e prokurorët e të gjitha shkallëve dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky kontrolli I imtësishëm dhe gjithëpërfshirës vjen pas ndryshimit të ligjit, ku është hequr tashmë kontrolli me short i pasurisë së zyrtarëve të administratës shtetërore, keshtu thotë ABC news.  Me ndryshimet e reja ligjore, është parashikuar që brenda një afati 7 vjeçar të kontrollohen dhe filtrohen të gjithë pasurit e zyrtarëve të shtetit që janë subject të deklarimit të pasurisë dhe pjesëtar të ngusht të familjarëve të tyre.

SHKARKO APP