14 herë i përmendur në aktakuzën amerikane! Qëndrimi i plotë i mbajtur nga Rama në Kuvend
Nga: Edi Rama
Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza kinse opozitare me një përpjekjeje të dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA, i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, përkatësisht ish shefi i Kundër Inteligjencës amerikane në Neë York Charles McGonigal, akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Oleg Deripaska.
Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar sipas tyre edhe një sërë shkeljesh, të cilat lidhen me udhëtimet e ish shefit të kundër inteligjencës në rajonin tonë, ku aktakuza shënon se ai ka vizituar dhe Shqipërinë dhe është takuar me mua. Aktakuza shënon gjithashtu se ai nuk i ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajon dhe po ashtu nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas shqiptaro-amerikan i ashtuquajtur personi A. Në rreshtat e aktakuzës përmendet dhe hetimi amerikan i parave ruse të Partisë Demokratike ku shënohet dhe që personi A ka marrë nga ime një material lidhur me këtë çështje.
Aktakuza flet dhe për një person B, i cili ka qenë këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë dhe i njohur i të akuzuarit. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër, përveçse ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Kaq janë faktet, siç paraqiten në aktakuzën që i ka kaluar gjykatës së SHBA, por pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, më saktë kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i mos gabohem “Insider”, në të tërë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuzë dhe as edhe një të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt dhe të përsëritur të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan apo faktit të vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus mirëpo fronti i prokurorisë politiko-mediatike i pranishëm edhe në këtë sallë me krejt shtatmadhorinë e vetë, po zhvillon me hov revolucional në pazar një tjetër proces hetimor, gjyqësor, përmbarimor këtu në Shqipëri. Se kush janë dhe pse e bëjnë këtë autorët e kësaj vetëgjyqësie të harbuar, besoj se s’ka shumë nevojë për shpjegime. Dihen, njihen, shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre dhe as nuk i ngatërron dot më dikë tjetër, por as nuk bëhen dot dikush tjetër.
Janë po ato që kur ishin në pushtet i kanë bërë të tëra të zezat për të cilat na akuzojnë natë e ditë qysh se ranë në opozitë. Jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime rreth tyre, por as unë s’kam ardhur sot dhe s’do të vij më këtu për ta. Këtu kam ardhur dhe do të vij sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve që kam nderin të përfaqësoj dhe po ashtu të deputetëve të shumicës të cilët sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat. Ky është mbase mocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi, një kulmim i përçarjes dhe i përçartjes së kundërshtarëve të kësaj shumice në formën e një marrie konspirative të cilën prodhuesit e filmave me spiunazh në “Hollyëood” do ta refuzonin si një shthurje delirante të fantazisë njerëzore. E kam menduar prej kohësh dhe kam thënë përpara se të fillonte e tërë kjo zallamahi qysh në të hyrë të vitit të ri se nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përditshëm të politikës së përplasjes pa ndalim dhe të zhurmës pa pushim.
Nuk kam më asnjë dëshirë të armatosem përditë me fjalorin e kësaj lufte të ulët politike dhe asnjë disponim për t’i shkuar pas avazit copave e çikave e një opozite e cila vetëm përsërit vetveten në pafundësinë një rruge qorre disfatash e maskaradash të njëpasnjëshme.
Fatkeqësisht jam përfshirë me zell dhe më zjarr përditë dhe në shumë vite në këtë palo luftë dhe kësisoj jam bërë pa dashje dhe unë pjesë e asaj mase të errët, e keqe dhe ndjellakeqe që i ka të huajësuar njerëzit me politikën duke i bërë të mendojnë se të gjithë ne në arenën e saj, jemi thjeshtë një jashtëqitje masive e kombit e ndarë përgjysmë. Mjaftë më!
Ka kaq shumë gjëra të dobishme për të bërë jashtë këtij qerthulli çnjerzilliku ngjitës. Flisni, bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, kërcënoni, shani, sajoni, ofendoni, fabrikoni, protestoni, shantazhoni, hidhuni përpjete sa të doni por nderin e përballjes me mua këtu apo jashtë këtyre mureve bam e bum, njëri gozhdës e tjetri patkoit duke rrokullisur kokën e miletit pa karar e as orar, nuk keni për ta pasur më si deri dje. Mbushini mendjen vetes dhe thuajini sa të mundni të tjerëve se jam fshehur, jam trembur, kam ikur dhe jam tretur. Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryqet e revolucioneve tuaja imagjinare për të vulosur largimin tim, por mua s’do më keni më palë. Në këtë valë të pambarim të shpatave tuaja, një neveri kombëtare që pa e dëshiruar e as kuptuar janë kthyer në pjesë të pandarë të saj. Ju jeni në rregull. Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrugës ku me keni rrëzuar disa herë çdo vit. Me keni tërhequr zvarrë çdo dy vjet, më keni detyruar të arratisem një vit po dhe një vit jo. Keni mbledhur 100 mijë deri 200 mijë njerëz në bulevard 120 herë duke më detyruar të fshihem në Malin e Dajtit 60 herë dhe 60 herë të tjera të mos di as ku të fshihem. E që t’i themi të gjitha siç janë, më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit. Dhe jam i vetëdijshëm që ky vit i dhjete do të jetë viti i fitores suaj më të madhe elektorale të kësaj dekade, jo vetëm më historike, por dhe më heroike. Më 14 maj ku përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit që siç na keni informuar, i keni në xhep, do të merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugë përfundimisht dhe dua të them me zë të lartë sot për të gjithë shqiptarët atë që prej kohesh më gërryen brenda meje: ndjehem fajtor, madje shumë fajtor që s’kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në këtë arenën tonë, ku gëlon shejtan budallallëku, hajdutllëku, maskarallëku, pisllëku dhe gomarllëku. Ku fukarallëku i vlerave, i aspiratave dhe i qëllimeve i cili ulet përditë këmbëkryq në mexhlisin e jetës publike shqiptare, foltore më foltore, kanal më kanal, portal më portal, rrjet më rrjet dhe filxhan më filxhan e ka molepsur krejt shoqërinë duke ushqyer nihilizmin, egoizmin dhe indiferentizmin rrëqethës të gjithnjë e më shumë individëve ndaj njëri tjetrit, ndaj komunitetit dhe ndaj vetë vendit, atdheut tonë të përbashkët.
Kjo s’është politika, por versioni i saj më i degraduar, më vulgar, më i turpshëm.
Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e dobishme për njerëzit dhe me njerëzit, për vendin dhe për gjeneratat e tjera. Për të bërë bashkë më të tjerë ndryshime që njeriu nuk i bën dot i vetëm. Mbase unë do ta kem të pamundur të mos i kap drutë siç i do mushka në betejat e elektorale me ju, po përtej betejave elektorale, zor shumë se do ta bëjnë nderin e përballjes.
Më e keqja rrallë e për mall se do të jem shumë i përkushtuar në kurimin e virusit të kësaj politike të rëndë dhe të sëmurë rëndë, tek vetja në radhë të parë brenda meje.
Tani po kthehem tek personi A , B, C e me radhë, duke e nisur nga unë vetë dhe vetëm mbi faktet.
Përsëritet si në jerm ditë-natë, fjalia se “Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë dhe thuhet e rithuhet sikur po flitet për 14 akuza, njëra me e rëndë se tjetra, po akuzuaka vetë çfarë thotë në këto 14 herë?
Hera e parë pika 8, faqja 3:
“Person B operated as an informal advisor to the Prime Minister of Albania”
Personi B operonte si këshilltar jozyrtar i kryeministrit. E vërtetë.
Dorian Duçka ishte këshilltar i jashtëm pranë meje në ato vite, ky është fakt, por krimi apo komprometimi në këtë fakt ku janë?
Pika 22, faqja 6, hera e 2-të;
“On September 9, 2017, in Albania, defendant McGonigal met ëith Person B and the Prime Minister of Albania”.
Shumë e saktë , është fakt.
Pyetja është, ku është krimi apo komprometimi në këtë fakt?
Hera 3: “Defendant McGonigal urged the Prime Minister of Albania to be careful about aëarding oil field drilling licenses in Albania to Russian front companies”.
Shumë e vërtetë dhe ky është fakt që ish-shefi i kundër inteligjencës në Neë York më ka thënë që të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqëritë ruse që mund të përdorin dhe të tjerë për të hyrë në sektorin strategjik të naftës. Po ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt?
Hera 4: “Defendant McGonigal provided FBI paraphernalia to the Prime Minister of Albania in the presence of Person B”.
Edhe kjo është shumë e saktë. Po çfarë krimi apo komprometimi mund të konsiderohet fakti I dhënies apo marrjes së dhuratave simbolike të cilat shkëmbehen rëndomë kur bëhen vizita?
Në rastin në fjalë, kur vizitova zyrat e FBI-s në Neë York, drejtori i kundër inteligjencës më dhuroi një kapele të FBI-së. E kam dhe sot e gjithë ditën në zyrë.
Hera 5: Pika 25, faqja 7, Unë vetëm lexoj aktakuzën dhe vetëm citoj të gjitha 14 herët ku sipas jush përmendja ime tregon se është bërë nami dhe vazhdon:
“Folloëing his September travel to Albania, defendant McGonigal maintained an ongoing relationship ëith the Prime Minister of Albania”.
Është fakt shumë i vërtetë. Pas takimit të shtatorit, e kam thënë kur jam pyetur muaj më parë, kemi [pasur një marrëdhënie me shefin e kundër inteligjencës të FBI-së.
Ku është krimi apo komprometimi për të mbajtur një marrëdhënie me shefin e kundër inteligjencës të FBI-së? këto thotë akt-akuza
Hera 6: Pika 28, faqja 7
“Defendant McGonigal had met ëith the Prime Minister of Albania in Albania and ëith a Kosovar politician in Kosovo”.
Përsëri takim. Po, ai është takuar me mua në Shqipëri. Pyetja mbetet: Krimi apo komprometimi ku janë këtu?
Akt-akuza nuk flet për asnjë bisedë. Akt-akuza thotë këto që po lexoj unë.
Pastaj bisedat imagjinare janë është tjetër.
Hera 7: Pika 34, faqja 8
“On November 20, 2017, defendant McGonigal met ëith the Prime Minister of Albania in Albania”.
Përsëri në nëntor 20, 2017 I akuzuari McGonighal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri. Po, shumë e saktë. Dakord. Nuk e mbaj mend a ka qenë tamam 20 po s’ka asnjë diskutim që ata e kanë të saktë. 20 nëntor.
Po fakti i krimit dhe komprometimit ku është këtu? Këtë do t’ua tregoj më mbrapa se ku është.
Hera 8: Pika 36,faqja 8
“On November 25, 2017, defendant McGonigal informed the Department of Justice prosecutor referenced above of a potencial neë criminal investigation involving a U.S citizen ëho had registered to perform lobbying ëork in the United Stated on behalf of an Albanian political party different from the one in ëhich the Prime Minister ëas a member”
Dhe vazhdon dhe del tek, – se është pak e gjatë, – tek fakti që një qytetar amerikan i regjistruar në SHBA për të lobuar për një parti që s’është partia e kryeministrit. Këtë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim, unë personalisht se e dinë më mirë ata që e kanë shkruar, por unë personalisht kam shkruar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës sepse e vërteta është se shefi i sigurisë nuk ma ka thënë kurrë dhe as ia kam kërkuar diçka të tillë, natyrisht, jo sepse më ka ardhur zor ose sepse nuk do të doja t’ia kërkoja, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve te tjera por sidoqoftë pyetja që shtrohet mbetet po ajo; ku është këtu komprometimi apo krimi?!
Këtu shihet përditë një narrativë sa haluçinante aq edhe qesharake mbi mënyrën se si funksionojnë shtetet apo se si veprojnë zyrtarë të caktuar të huaj ndaj të cilëve ushqyesit e kësaj narrative kanë mërira të thella të natyrës HaxhiQamiliste
Sipas tyre, DASH është një “byrektore” që “gjizën” e merr nga unë, “brumin” e merr nga Sorros, “okllainë” e merr nga Charli, “drutë” për furrën i merr nga personi A me origjinë nga Tropoja , “tavën e byrekut” nga personi B me origjinë nga Skrapari, “letrën për të mbështjellë byrekun” ia çon Kimetja dhe pasi Sekretari i Shtetit i jep “zjarr” me firmën e tij, “byreku” piqet dhe del në pazarin e Tiranës dhe helmon loçkën e zemrës të popullit opozitar. O Zot!
Çfarë vizioni për botën dhe të mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë.
Këta janë ata që kanë qeverisur Shqipërinë. Shikoni se si e shohin botën.
Po si mund të imagjinojë njeriu Shetetet e Bashkuara, superfuqinë botës si një byrektore nga ato të Lanës një herë e një kohë që u ndërtuan pa leje me bekimin e këtyre nga bodyguardët e shoferët e dhjetorizmit demokratik ku mund të hyje në byrektore dhe të vulosje hipoteka false, të merrje leje për zaptime pronash, të spiunoje dikë që t’i zërë vendin pastaj apo të bëje shokë për të rrahur njerëz rrugëve që pengonin hollin e kapitalizmit demokratike.
E pra, ja se si mund të imagjinohej se kur vjen nga Lana e demokracisë, tek Lana e marrëzisë do mbytesh, duke kujtuar se të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe mbi të gjitha, jo vetëm duke mos patur pikën e respektit për ata që dëgjojnë, por u përpjekur me tërbim të bëhesh litar në qafën e tyre si i mbyturi që të mbyt. Një i mbytur që të mbyt i bën litar mbi qafën e tyre këto, kërkon të bëjë revolucion për të shpëtuar Amerikën.
Keni dy muaj që më kërkoni: “Ku je, ku je, pse nuk vjen”. Se jemi tek hera e nëntë, pika 37, faqja 8 in December 2017. “In December 2017, Mcgonigal dined in Neë York City ëith Person A and the Prime Minister of Albania”. Domethënë hëngri darkë me mua në Neë York city; po e vërtetë është, hëngri darkë me mua dhe më ka ftuar ai në darkë dhe jo unë atë sepse në Shqipëri e ftoja unë atë, në Neë York më ftonte ai mua. Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrënë darkë me shefin e kundër inteligjencës?
Hera 10: Pika 39, faqja 9. “Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provohet sepse i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet”. Pra, këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre, detyrën e tij por ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im se i raportoi apo nuk i raportoi ai qendrës nëse më takoi apo nuk më takoi mua?
Krim që takoj nëpër restorante? Po ta dini ju se sa takoj unë nëpër restorante kur shkoj jashtë shtetit, atëherë do duhej të bënit Komision Hetimor çdo javë.
Hera e njëmbëdhjetë, pika 40, faqja 9.
Po, bëni një Komision Hetimor dhe për Marc Rutte se në restorant e kam takuar.
“Person A had received the information from the Office of the Prime Minister of Albania”.
Këtu do ndaloj pak se kjo është e rëndësishme. Këtu bëhet fjalë për informacionin që aktakuza thotë se personi A ka marrë nga zyra ime lidhur me skandalin e financimit rus të Partisë Demokratike. Koha së cilës i referohet ky moment përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim të fshehura? Për çfarë, për të mbrojtur Lulin? Apo për të mbrojtur tutorin e Lulit, se Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, lërë se ç’thotë tutori që nuk dija gjë.
Nga ana tjetër, e kam thënë dhe e përsëris, që po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare.
Problem për vendin do ishte e kundërta, që unë të kisha informacion që rusët hidhnin para për birra dhe këndimin e himnit tek çadra poshtë dritares sime për të rrëzuar qeverinë dhe të mos tregoja.
Tani, më falni por sinqerisht unë nuk e kuptoj mirë se ku doni të dilni me këtë, se dëgjova që dhe ai, artisti Lulzim ishte zgjuar një çast nga gjumi i dimrit dhe kishte bërtitur “Doli e vërteta”.
Cila e vërtetë doli? Që paratë i kanë dhënë 500 fantazma shqiptaro-amerikane në diasporë për të shembur komunizmin në Shqipëri me çadrën dhe rusët i kam shpikur unë? I kam shpikur unë përmes një informacioni disinformues që përmes dikujt nga zyra ime i është dhënë personit A nga Tropoja, i cili ia kaluar personit C nga Neë York-u, që nga ana e tij ia kaluar Departamentit të Drejtësisë Amerikane, përmes të cilit i është kaluar drejtuesve të FBI-së, të cilët ia kanë kaluar pastaj të zbardhur CIA-s, e cila e ka publikuar në raportin e saj se Partia Demokratike, së bashku me një parti tjetër në Maqedoninë e Veriut, një parti tjetër në Mal të Zi, një parti tjetër në Bosnje financohen nga paratë ruse për të destabilizuar. Është në raportin e CIA-s.
Kjo është e vërteta që doli sipas jush apo edhe rusin që e ka emrin të shënuar dhe mbiemrin të shënuar në regjistrat e thesarit amerikan, si i paguar, e ka deklaruar vetë, “Kam paguar për të ndihmuar PD-në”. E shpika unë atë te studio e qeramikave të shtunën kur ju ishit në revolucion me 100 mijë veta dhe unë isha fshehur aty e unë po bëja një matrioshkë ruse me dinamit brenda dhe e nisa në Ëashington që me telekomandën time ta hedhë në erë?
Ju doni shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë mitologjike të fuqisë time penetruese në të gjitha institucionet e sistemit të sigurisë amerikane që i kam bërë të kërcejnë unë, si të ishin ata barkderrat me flokë të lyera dhe me varëse që hedhin valle në dasma me kartëmonedha në ballin e dirsur dhe me ato kostumet “Versaqe”.
Ju qofshi seriozisht, qofshi ju. Zoti i ndihmoftë rrugë-humburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M.L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europoli.
Thuhet edhe një tjetër dhe kjo është akoma më e rëndë, “Tradhti kombëtare”. Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj këta që eliminohen vetë çdo ditë, ka 10 vjet dhe të shkatërroj demokracinë duke përdorur FBI-në. Cila është tradhtia këtu saktësisht, që ta marrim seriozisht? Se ta zëmë se unë e kam përdorur FBI-në, çka jo unë, kryeministri i një vendi milingonë në hartën e botës, por dëgjojeni mirë, nuk ka kryeministër të huaj në këtë planet, nuk ekziston, përveç të zotit të Shtëpisë së Bardhë, që ta ketë këtë fuqi, nuk ekziston.
Ku kam tradhtuar unë dhe si kam tradhtuar unë kur jeni ju ata që i keni marrë paratë ruse, jeni ju që i keni marrë. Fati i jetimit për këtë andej matanë nuk dihet akoma kurse këtu në Shqipëri ju i shpëtuat përgjegjësisë falë asaj prokurorie dhe drejtësie e cila Gërdecin e mbylli si shpërthim teknikisht të gabuar dhe 21 janarin si histori vrasjesh pa autor.
Ndërkohë që, mbrëmë u dëgjuan shumë qartë zërat e autorëve, jo të një vrasje pa autor, por të një vrasje në bashkëpunim.
Kësaj pyetjes “Pse nuk e ke bërë, ke 10 vjet”, i përgjigjem shumë thjeshtë. E para, nuk jam unë prokuror, lavdi Zotit për ju dhe natyrisht dhe për demokracitë. E dyta, ka disa raste historia. Historia është mësuesi më i mirë.
Ka disa raste në vende jo demokratike, që pastaj janë kthyer në demokratike apo në vende që kanë qenë demokratikë kur ka ndodhur masakra. Ka vonuar shumë. Në një rast ka vonuar mbi 20 vjet. Në një rast tjetër ka shkuar 30 vjet, por duke u tërhequr zvarrë me pizhame autorët kanë përfunduar aty ku e kanë vendin. Kështu që mos u nxitoni përpara kohe dhe përpara se koha të bëjë punën e saj.
Tani e dini kush është më e bukura në këtë histori me histeri propagandistike? Flasin dhe akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona, miliona këta nga taksat e shqiptarëve, janë të shënuara për lobim në SHBA për të na goditur ne, ju dhe mua bashkë duke eksportuar më kamion lobistësh të mirënjohur për hir të së vërtetës, amerikanë gjyle të panumërta në Ëashington. Sikur non gratat të nxirreshin me lek si byrekë nga sporteli i Departamentit të Shtetit këtu vetëm Pandi Majko do kishte shpëtuar nga ne që jemi këtej pa u damkosur jo non gratë, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Ruçin bashkë me mua po e po. Do ishim non grata dhe jo me damkë e jo për të bërë thirrje për të dalë për protesta, por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që kjo botë thotë që Amerika blen, Amerika palos, Amerika dyllos kë të dojë, por ja që bota s’kish parë gjë akoma se dolët ju nga Lana që zbuluat se Amerikën e bleka deri dhe një farë Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel, e paloska Amerikën me gjithë FBI-në një Goni Goni nga Tropoja që banon në Bronks dhe në fund pastaj për lezet e dylloska me gjithë CIA-n një Dori Duçka nga Shqipëria, poli agjent që banon te kthesa e TEG-ut. Pika, pika kush e ka qeverisur Shqipërinë.
Hera e 12-të, pika 43, faqa 10.
Aktakuza, aktakuza e prokurorisë amerikane, jo aktakuza e Lanës. Aktakuza e prokurorisë amerikane!
“On March 4, 2018, defendant McGonigal dined in Ëashington D.C, ëith among others, Person A, the Prime Minister of Albania, and a former FBI Special Agent ëho ëas ëorking”, – se këtë nuk e thonë se nuk e dinë në fakt, – “at Ernst & Young”. Është kompania më e madhe globale, ligjore e auditimit.
Tani ku është krimi këtu? Këtë thotë. Hera e 13-të.
E kam lexuar më shumë vëmendje aktakuzën, nuk thotë asgjë asgjëkundi. Te Lana po, aty Deripaska është duke kompromentuar, duke korruptuar lalin për të kapur ujërat e zeza tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën që të shkojnë te lali që është personi EV.
Hera e 13-të, pika 58.
“On October 16, 2017, in the District of Columbia and elseëhere”, dhe vazhdon një shpjegim i gjatë sesi i akuzuari përsëri nuk ka arritur të provojë që në takime dhe vizitat e tij kanë qenë transparent me informimin e zyrës përkatëse dhe pjesa kur përmendem unë është, “defendant McGonical had met ëith prime ministër of Albania and ëith a Kosova politician and ëith person B”. Po mo, jam takuar unë, këtë nuk e di kush është politikani kosovar se nuk ka qenë me mua por jam takuar por për të disatën herë thuhet përsëri se bëhet fjalë për takim, darkë.
Po patjetër, 4 herë. Mund ta kisha takuar edhe më shumë se 4. Çfarë ka këtu? Ku është krimi? Tek fantazia juaj?
Hera e 14 dhe e fundit. “On january 21”, vazhdon një shpjegim i gjatë dhe vijmë tek fjalia “Defendant McGonical had travelled to Albania in addition to Austria, had met ëith the prime minister of Albania and also met ëith person B”. Po, e kam takuar. Ka ardhur në Shqipëri dhe e kam takuar.
Përsëri e përsëri, në të 14-të herët “U takua, u takua”, por përtej këtyre takime që kanë ndodhur, të gjitha këto kanë ndodhur, ku asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme, as ka ndodhur as shkruhet në aktakuzë, në të 14 këto herë kaq të famshme të përsëritjes së emrin tim ditë-natë ka dy muaj, aktakuza nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare apo për këdo tjetër që ka takuar personi në fjalë as për shtetin shqiptar. Si i bëhet tani? Këtu i bëhet kështu, më dëgjoni mua.
Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe me qartë se asnjëherë tjetër. Unë në punët e mia si kryeministër i Shqipërisë, ju në rrugën e rrugës suaj të revolucioneve, rrëzimeve, tërheqjeve zvarrë, marshimeve, baltosjes sime dhe të kujtdo rreth meje dhe madje më keq akoma, edhe të Shqipërisë narkoshtet, fole e mafias më të rrezikshme planetare, regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, lidhur bisht pas bishti deri tek bishti i kaltër i kalit të lirisë. Ai kalë është e vetmja qenie që meriton respektin tim në gërshetin e bishtave të revolucionit tuaj të radhës.
Ju presim në 14 maj për të na mundur më keq se ç’na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve, suksese në jetë dhe deri atëherë, kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllai po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personi në fjalë do ta shihni vetë. Faleminderit.