14 Maji, deputetja socialiste Denaj: Ne hyjmë për fitoren e plotë
Deputetja socialiste Anila Denaj, thotë se partia e saj synon fitoren e plotë në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Për të rikandidimi i 44 kryebashkiakëve është siguri për fitore.
“Ne nuk fitojmë 40-45, por shumë më tepër. Ne hyjmë për të gjitha dhe fitoren e plotë. Mundet që numri mund të mos jetë 60-61, por refuzoj të them 40, është më i lartë se 40. Ata që kanë konfirmuar punën e tyre janë një siguri. Ne hyjmë për fitore, prandaj rikandidohen, se puna e tyre ka qenë e mirë. Ne hyjmë me argumentin e fitores se kemi bërë punë, rritjen e pagave e kemi bërë fakt jo njëherë. Ne kemi treguar rritje të qëndrueshme të pagave dhe është dyfish më e lartë. Akuzat tuaj janë të paqenë dhe spekulime. Ne kemi dy mandate dhe kemi treguar si janë rritur pagat. Si mund të thuash që është manipulim për zgjedhjet”.
Denaj u shpreh optimiste edhe për fitoren në të 7 bashkinë e Vlorës, ku janë të gjithë të rinj. “Në qarkun e Vlorës ne kemi vetëm një bashki që është i njëjti dhe të tjerët janë të rinj. Edhe në bashkitë e qarkut Vlorës që janë të gjithë të rinj mendojmë që nevoja për ndryshim pavarësisht nga puna që kanë bërë kryebashkiakët është për të sjellë energji të re. Jam shumë optimiste që në qarkun e Vlorës i fitojmë të gjitha bashkitë”.