14 Maji, gazetari Shkullaku: Kjo është fushatë e ndërtuar e tëra mbi absurdin

Gazetari Armand Shkullaku, teksa flet për garën e 14 Majit thotë se PS-ja ka epërsinë që i jep pushteti. Për të maxhoranca synon të shuajë motivimin e njerëzve për ndryshimin.

”Mendoj që kjo është fushata e parë në 32 vjet pluralizëm, e ndërtuar e gjitha mbi absurdin. Themi që kemi zgjedhje. Ne të gjithë që jemi këtu e dimë që ka votime. Shteti ka caktuar jo vetëm kujt i takon logo, stema, përfaqësimi. Edhe nëse tentoni të votoni, njeriun për të cilin do të votoni, ua caktojmë ne.

Ethet e fushatës janë shumë më të forta se realiteti në fillim. Nuk shikojmë debate për qytetin. E vetmja gjë që i shtyn të luftojnë kaq fort gjithë kjo fushatë është e pashpjegueshme. Duan të eliminojnë çdo lloj motivimi te njerëzit se ndonjë gjë mund të ndryshojë”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP