14 Maji, koalicioni Berisha-Meta rrezikon regjistrimin

KAS i dha të drejtën grupimit të Alibeajt që të vijojnë me regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Sali Berisha rrezikon të mos regjistrojë koalicionin me Metën, pasi ka firmosur si kryetar i PD-së, ndonëse kjo nuk është pranuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Nga ana tjetër, deputetët e grupit të Alibeajt thonë se nëse kandidatët e Berishës nuk do i bashkohen, ata do dalin me listën e tyre të kandidatëve. Aleati Nard Ndoka thotë se kusht për bashkimin e PD është që Alibeaj t’i japë vulën Berishës.

 

SHKARKO APP