14 Maji, si do të futen në garë kandidatët e PD-së zyrtare?

17 kandidatë janë prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, të cilët do të garojnë me logon e PD-së zyrtare në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gazetari Ardit Hoxha tha se ende është e paqartë nëse PD zyrtare do të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë apo do të shkohet me variantin që PD të futet vetëm me kandidatë për këshillat bashkiake dhe t’u lihet kandidimi kandidatëve të primareve.

“Opsioni që po diskutohet më së shumti në zyrat e PD të Alibeajt është mosparaqitja me kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, por dalja vetëm me këshilltarë bashkiakë. Në një farë mënyre, PD së Alibeajt kështu i hiqet përgjegjësia e një humbjeje të mundshme në zgjedhjet lokale”, tha Hoxha.

SHKARKO APP