14 Maji, Taulant Balla: S’kemi më kundërshtarë, sfida jonë të krahasohemi me veten
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputeti socialist Taulant Balla, banorëve të Mallakastrës me të cilët bashkëbisedoi këtë të mërkurë, i garantoi se sfidën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët në këto zgjedhje, por me veten.
“S’kemi më as kundërshtarë. Sfida jonë është të krahasohemi me ato që kemi bërë, ato që duhet të kishim bërë më mirë dhe ato që duhet të bëjmë në të ardhmen”, tha Balla.
Këto deklarata nuk e pengojnë që të merret gjatë me ata që kanë përballë në garën e 14 Majit, Berishën e Metën. “Janë bashkuar bashkë si dy hije për hallin e madhe që kanë dhe halli i tyre nuk është Shqipëria, është pabesia ndaj Shqipërisë dhe gjithçka që kanë bërë këto 32 vite”, tha Balla.
Kreu i grupit të PS-së, po ashtu flet për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe mbështetjen për pensionistët si hapa që dëshmojnë se qeveria socialiste është ajo që ju duhet shqiptarëve.