14 Maji, vetëm 17 kandidate femra pjesë e garës
Përfaqësimi i grave që garojnë për zgjedhjet lokale të 14 Majit është shumë i ulët. Për 61 bashki të vendit garojnë 141 kandidatë, prej të cilëve vetëm 17 janë gra.
Në vendimmarrjen parlamentare numri i grave është më i lartë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, kandidatet gra morën 47 mandate nga 140 vende që janë në kuvend.
Në këto zgjedhje vendore Partia Socialiste garon me 8 kandidate gra, Partia Demokratike me 4, njëjtë edhe koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërsa vetëm një për PDIU-në.