14 Maji, zbulohet një tjetër kandidat i PS

Një tjetër kryebashkiak i PS-së do të kërkojë tjetër mandat. Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli konfirmoi se në Korçë, kryetari aktual i bashkisë, Sotiraq Filo kandidon për një mandat të tretë në krye të bashkisë më të madhe të juglindjes.

Themeli u shpreh se socialistët e Korçës kanë zgjedhur Filon për 4-vjeçarin e ardhshëm, stafi i të cilit siç tha prej 3 muajsh ka nisur takimet me qytetarët për t’u njohur me shqetësimet e tyre.

“Në Korçë fushatat elektorale ose rikandidimet nuk janë parë si gara politike, por si një shkallë në rritje për të vazhduar projektet e nisura dhe të nisur projekte të reja. Një program shumë ambicioz për 4-vjeçarin e ardhshëm është tashmë i përgatitur”, tha Themeli.

SHKARKO APP