14 viktima në 24 orë, 2106 jetë të humbura që nga fillimi i pandemisë
Sfida në spitalet Covid me jetën është e madhe, pasi humbjet fatkeqësisht janë të larta. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur 14 pacientë dhe numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 2106.
”6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetarë nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç. Ndërkohë që për shkak të Covid-19 ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, Fejzi Alushi mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë. ”182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull”.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Sot janë kryer 2954 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Statistika (18 Mars 2021)
Raste të reja ditore 590
Të shëruar në 24 orë 710
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2994
Testime totale 523,072
Raste pozitive 119,528
Raste të shëruara 83,264
Raste aktive 34,158
Humbje jete 2106
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23125
Fier 2559
Durrës 1581
Vlorë 1494
Shkodër 1275
Gjirokastër 1225
Korçë 853
Lezhë 692
Elbasan 468
Berat 234
Dibër 339
Kukës 313