14 vite burg për Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane
Pas shumë seancash, këtë të martë u dha vendimi nga Gjykata e Posaçme për fatin e Arbër Çekajt, i cili u dënua në fund me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane në kontinierët që u kapën në Maminas dy vite më parë. Seanca nisi në orën 9:00 të mëngjesit dhe zgjati mbi tre orë, përveç avokatit të Çekajt, Maks Haxhia, ka mbajtur fjalën edhe vetë i pandehuri, i cili ka folur për rreth 32 minuta duke mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria se ai është porositësi për trafikimin e mundshëm të drogës.
Para togave të zeza, ai ka deklaruar se nuk është trafikant droge dhe nuk njeh asnjë trafikant. Për më tepër Çekaj thotë se kompania e tij është vetëm për sasinë e bananeve, e jo për transportin e tyre për të cilën ka angazhuar një tjetër firmë tjetër që është CMA CGM, së cilës në kontenierët e saj i është gjetur jo pak herë drogë.
Si argument ai jep edhe faktin që nuk është arratisur në momentin që është gjetur droga. Çekaj u arresuta në Dusseldorf të Gjermanisë në mars të vitit 2019. Ai u ekstradua në Shqipëri rreth një vit e gjysmë pasi policia kishte kapur në një kamion të kompanisë së tij ngarkesën e kokainës.
“Unë kam edhe kontratë zyrtare në gjithën angleze që thotë që kompania ime Bakotta, shet vetëm banane. Organit të akuzës i lejohet të gënjejë, nuk nuk e kam këtë luks sepse këtu është jeta ime. Në asnjë dokument zyrtar, fatura, pagesa bankare nuk rezulton që unë dhe kompania ime të kemi kontakt me kompaninë që më akuzon organi i akuzës. Unë lashë milionat e eurove këtu dhe ika në Gjermani për të blerë mobilie. Kjo nuk ka sens. Nëse droga do ishte e imja unë do korruptojë policët, duhet të siguroja mjetet prerëse për kontejnerët. Si do e nxirrja drogën. Erdhi zjarrfikësja. Ku do bëheshin këto. Prokurori kishte kohë sa të dojë. Si e lashë unë drogën dhe ika në Gjermani. Si do ia jepja unë grupit lekët. Mua do më vrisnin. Unë nuk jam nga Gjirokastra, nuk jam kurnac (dikush në sallë qesh). Unë i shkreti kërkoja të gjeja një biletë të jetë sa më e lirë. Unë fluturoj nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Si mundet një trafikant ta bëjë këtë. Droga nuk ka qenë e babait tim, as e nënës time. Droga duhet të lihej dhe të mos dekonsirohej operacioni. Të gjitha rrethanat tregojnë se ne po prisnim vetëm fruta. Çdo kontejner i Arbër Çekajt është kontrolluar”, thotë Çekaj.