14-vjeçari u shua në lule të rinisë, gjithçka nisi në rrjete sociale
Në lule të rinisë, 14-vjeçari humbi jetën në spital pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare ”Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh. Mësohet se viktima nuk ishte nga shkolla ”Fan Noli” dhe se nga konflikti i lënë në rrjetet sociale, të rinjtë janë përleshur më pas, gjë që solli dhe ngjarjen fatale. Një nga adoleshentët ka lëvizur nga vendi i konfliktit në kërkim të ndihmës.