14 vjetori i Pavarësisë, Berisha: Nuk urova nga Kuvendi sepse nuk u votua rezoluta e genocidit serb në Kosovë

Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk uroi për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në seancën e sotme në Kuvend për një arsye madhore.

“Dua të uroj Pavarësinë e Kosovës. Nuk e bëra dot në Kuvend sepse nuk u votua rezoluta e genocidit serb në Kosovë. Kjo sepse jo në një rast por në disa raste Serbia ka kryer genocid në Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut.

Ne votuam sikur të ishim parlamenti serb në Shqipërinë e Veriut. Rama po krijon një aleancë anti-shqiptare. “Ballkani i Hapur” është aleancë trilaterale në favor të Serbisë, kundër Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?