1400 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, rruga e Obotit e kalueshme vetëm për mjetet e ushtrisë

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si me poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shenon 8.40 m ka rënie prej 10 cm krahasuar me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm krahasuar me orën 18.00 e dates 22.01.2023

Ujesjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne orën 18.00 të datës 22.01.2023

Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore e përmbytur.

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

SHKARKO APP