143 mln lekë shtesë në buxhet, PD: Shpenzime luksi

 

Punonjësit  e Gardës së Republikës së Shqipërisë do të kenë rritje page duke nisur nga janari i vitit 2016. Komisioni i Sigurisë Kombëtare i dha dritën jeshile, kërkesës së Ministrisë së Brendshme për ta rritur me 143 mln fondin në buxhetin e shtetit që do të shkojë për pagat e Gardës.

Por opozita, ishte skeptike për këtë shtesë fondesh kur tha se paratë po shpenzohen për luksin e qeveritarëve dhe jo për të rritur sigurinë në vend.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet edhe gjatë diskutimit të buxhetit faktik për Ministrinë e Mbrojtjes. Opozita ka akuzuar qeverinë se është bërë kumbarë e dekorimeve të figurave që kanë patur lidhje me sigurimin e  shtetit.

Në axhendën e diskutimeve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka qenë edhe buxheti i SHISH, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mësohet se buxhei i këtij institucioni është rritur me 100 mijë lekë të reja krahasuar me një vit më parë, duke i rezervuar një fond prej 1 mln e 436 mijë lekë të reja.

SHKARKO APP