15 deputetë kërkesë për heqjen e mandatit të Xhaçkës

Partia Demokratike tashmë e ka kthyer në betejë mandatin e ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Pesëmbëdhjetë deputetë të tjerë të opozitës, kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës. duke kërkuar përcejelljen drejt Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa iu bashkua procedurës së nisur nga Këshilli i Mandateve me inicimin e disa deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike, pjesa më e madhe e tyre mbeshtetës të Enkelejd Alibeajt.

Në seancën e kësaj të premteje, këshilli degjoi avokatin e ministres, i cili sqaroi se ajo nuk është në konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar tokë publike në ndërtimin e hotelit të tij në Dhërmi. Sipas PD-së, bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

SHKARKO APP