15 mln euro nga BERZH, Hajdari: A shkuan këto para në xhepat e të korruptuarve?

Deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deklaroi se qeveria ka marrë 1.2 mld euro borxh, por nga këto ka vënë në shërbim të pandemisë 150 mln euro. Pjesa tjetër, sipas Hajdarit, është futur në xhepat e të korruptuarve. ”Gjithsej janë kontribuar vetëm 150 mln euro. Pse marrim kaq shumë borxhe, kur nuk ishte synimi që t’i përdorim? Pse morëm 1.2 mld euro borxh. Pse të mos japim një paketë të tretë ndihmë për përballimin e krizës. Kriza është shumë e thellë por në këtë sallë nuk e shikoj fare. Pse nuk u bëhet një transfertë bizneseve të vogla?”,-tha Hajdari.

Pjesë nga fjala e Hajdarit

Sipas kësaj marrëveshjeje me BERZH, qeveria Rama do të marrë 15 milionë euro për të përbaluar pandeminë e Covid-19. Deri më tani janë marrë 1.2 mld euro. Ku i çojnë paratë që marrin borxh? Pyetja që lind është se kur kemi një deficit të ulët, pse vazhdojmë të marrim borxh? Është ky një lloj likuiditeti për fushatën që po vjn? Qeveria Rama nuk ka çuar as 150 mln euro për përballimin e krizës.

Shëndetësia ka marrë vetëm 20 mln euro shtesë. Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr më shumë para borxhe dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët. Të gjitha këto financimë janë vetëm për të hapur fushatën e radhës.

Gjithsej janë kontribuar vetëm 150 mln euro. Pse marrim kaq shumë borxhe, kur nuk ishte synimi që t’i përdorim? Pse morëm 1.2 mld euro borxh. Pse të mos japim një paketë të tretë ndihmë për përballimin e krizës. Kriza është shumë e thellë por në këtë sallë nuk e shikoj fare. Pse nuk u bëhet një transfertë bizneseve të vogla?

Miratoni një paketë të tretë që të paktën tq mbulojnë kostot fikse, si qiranë dhe taksat. Kjo ndihmë do stimulojë në shtimin e pridhimit. Me aq para duhet tu kishim dhënë 1000 euro të paktën 100 mijë bizneseve që kanë kaluar krizë. Ne lekët borxh i kemi marrë, interesat po i paguajmë, por të paktën të bëjmë diçka të mirë.

SHKARKO APP